Deputeti i PD, z. Tritan Shehu, merr pjesë në mbledhjen e komisionit për Çështjet Sociale, Shëndetin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, të organizuar nga Këshilli i Evropës në Parlamentin e Portugalisë

  • Postuar më, 18/09/2018

18 shtator 2018

Deputeti i Partisë Demokratike, z. Tritan Shehu, njëkohësisht anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, ka marrë pjesë në një mbledhje të organizuar nga Këshilli i Evropës, e mbajtur ditën e hënë në Parlamentin e Portugalisë, në Lisbonë.


Gjatë një diskutimi të komisionit për Çështjet Sociale, Shëndetin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku z. Shehu bën pjesë, u fol për gjallërimin e vlerave morale të shoqërisë, moralit, etikës e organizimit në shëndetësi, forcimit të demokracisë, etj.


“Veçanërisht diskutime, rekomandime e vendime të rëndësishme u realizuan dhe u morën për dhurimin e organeve, rreth shëndetit mendor, për forcimin e demokracisë nëpërmjet thellimit të decentralizimit, rreth nevojave e strategjive e reja të sistemeve shëndetësore në Evropë, etj”, - shprehet z. Shehu, teksa thekson se ka patur rastin, që gjatë kësaj mbledhjeje të shprehë disa nga mendimet e sugjerimet e tij.