Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme znj. Kodheli takim me delegacionin e Partisë Radikale Italiane

  • Postuar më, 18/09/2018

18 shtator 2018

 

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashme, znj. Mimi Kodheli priti në Selinë e Kuvendit të Shqipërisë një delegacion të Partisë Radikale Italiane. Gjatë takimit bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi situatën politike në të dy vendet, sfidat, perspektivat dhe interesat gjeo-strategjike të tyre dhe të Evropës.

 

Zonja Kodheli bëri një pasqyrë të historisë dhe vokacionit të Shqipërisë, si edhe perspektivës së saj në BE, duke vënë theksin në shpirtin evropian që e ka karakterizuar gjithmonë popullin shqiptar.

 

Përfaqësuesit e Partisë Radikale bënë një prezantim të programit, orientimit dhe objektivave të saj si një parti ndërkombëtare, ndërpartiake, kundër dhunës dhe të orientuar drejt promovimit të të drejtave njerëzore. Duke shprehur mbeshtetjen e tyre për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE, ata i dorezuan znj. Kodheli deklaratën që Partia Radikale i ka paraqitur Këshillit Evropian në takimin e tij të datës 28 korrik 2018, lidhur me këtë qëndrim.