Kuvendi mblidhet në seancë plenare

  • Postuar më, 04/10/2018

4 tetor 2018


  Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, seanca e sotme plenare miratoi dy projektligje dhe katër projektvendime. 
 Në fillim, Kryetari i Kuvendit, bëri me dije  disa nga projektligjet e depozituara në Kuvende, nga Këshilli i Ministrave.
 Më tej, seanca vijoi me shqyrtimin e projektligjit ““Për një ndryshim në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë””, ku në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, z. Ervin Bushati renditi  disa përmirësime të pritshme prej nismës ligjore: “1. Nesër, kompanitë e mëdha do të shikojnë normën e interesit, besueshmërinë në tregje, për të bërë investime strategjike në Shqipëri.  2. Përfitimi i kostove të ulëta të efektivitetit të menaxhimit të borxhit publik. 3. Ky operacion financiar ndihmon në mënyrë spektakolarë tregjet e brendshme të parasë në Shqipëri. Nesër në treg bizneset shqiptare kanë një avantazh në krah tyre, që është një normë interesi 3.50 %”. Kuvendi e miratoi projektligjin me 72 vota pro. 
 Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas dhe programit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe KfË Frankfurt Am Main, për financimin e programit “Fondi i investimeve sociale IV”” konsiston ne¨ ndryshimin e nenit 3.2 te¨ marre¨veshjes, ne¨ te¨ cilin përcaktohet afati i fundit i disbursimit te¨ fondeve ne¨ kuade¨r te¨ ke¨saj marre¨veshjeje.
“Duke iu referuar kontratës se¨ supervizorit, pagesa pe¨rfundimtare e garancisë¨, me vlere¨ 5% te¨ kontratës, do te¨ kryhej ne¨ fund te¨ periudhës se¨ garancise¨ se¨ punimeve, apo ne¨ dhjetor 2017. Kjo periudhe¨ shkonte pe¨rtej afatit te¨ disbursimit te¨ fondeve te¨ huas, i cili ka pe¨rfunduar ne¨ qershor 2017. Ne¨ këto kushte, u dakorde¨sua me KfEË-ne¨ shtyrja e afatit te¨ marrëveshjes, ne¨ me¨nyre¨ qe¨ te¨ ekzekutohet edhe pagesa e fundit”, u shpreh në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste deputetja Antoneta Dhima. Ky projektligj u miratua me 72 vota pro. 
  Për të tre projektvendimet “Për një shtesë personeli në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, “Për disa ndryshime të strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” dhe “Për shtesë të numrit të punonjësve dhe riklasifikim të pagave të administratës së Institucionit të Komisionerëve Publikë”, përmbledhur në një diskutim të vetëm, në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste u shpreh deputeti Bashkim Fino. “Procesi i vettingut, aq i diskutuar nga të gjithë ne, deputetë, kryeministër, ministra, gazetarë, shoqëri civile, publik, media, aktorë ndërkombëtare etj., në fund është një proces që shkon i tëri në pritshmërinë e qytetarit shqiptar, në interesin e publikut dhe shoqërisë shqiptare për të garantuar funksionimin e duhur të drejtësisë së cunguar, apo të munguar, dhe kthimin e besimin e tij në funksionimin e shtetit të së drejtës dhe vlerave të tij demokratike”, - u shpreh deputeti Fino.  Sipas z. Fino, roli dhe performanca e tre institucioneve të vetting-ut, përbëjnë faktor kyç për çeljen e negociatave. Z. Fino listoi në fjalën e tij kërkesat e paraqitura nga tre organet e vetting-ut në komisionin përgjegjës për çështjet ligjore dhe procesin e konsultimit dhe shqyrtimet dhe rishikimet në seancat e komisionit, për të ardhur në versionin final, që i paraqitet seancës e që sipas z. Fino, meriton të mbështetet me votë nga deputetët. Në fund të diskutimeve seanca i miratoi të tre projektvendimet e organeve të vetting-ut me 72 vota pro.  
  Seanca plenare, me 72 vota pro miratoi edhe projektvendimin “Për miratimin e procedurës paraprake për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”. Me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla, projektvendimi i përfshirë në rendin e ditës së seancës plenare, “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri” u shty për mungesë kuorumi. 
  Seanca mbylli punimet në orën 12:20.