Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi tekstin integral të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar”.

  • Postuar më, 08/10/2018

8 tetor 2018


Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në drejtimin e kryetarit, z. Ulsi Manja, shqyrtoi nen për nen në mbledhjen e sotme dy projektligjet që synonin ndryshime në të njëjtin ligj, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar”. Dy projektligjet ishin depozituar në Kuvend si nisma ligjvënëse të ndryshme, nga Këshilli i Ministrave dhe si iniciativë deputetësh.


Të pranishëm në komision ishin znj. Rovena Voda, zëvendësministre e Brendshme, znj. Teuta Vodo, zëvendësministre e Drejtësisë dhe z. Bledar Doracaj, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. 


Pas shqyrtimit dhe miratimit nen për nen të ndryshimeve të propozuara, komisioni miratoi paraqitjen e projektligjit në seancë si një tekst i vetëm dhe integral. Komisioni e miratoi në tërësi tekstin integral, që përfshin ndryshimet e propozuara nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshimet e propozuara nga 19 deputetët iniciues.