Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi seancë dëgjimore me Zëvendësministren e Financës dhe Ekonomisë, znj. Dajna Sorensen, lidhur me sistemin parauniversitar të arsimit dhe formimit profesional.
- Postuar më, 09/10/2018

Përpara anëtarëve të komisionit, zëvendësministrja
e Financës dhe Ekonomisë, znj. Dajna Sorensen bëri një pasqyrim të detajuar të situatës
aktuale të punësimit dhe arsimit dhe
formimit profesional, duke filluar nga viti 2013 punësimi dhe rritja ekonomike
kanë ecur paralelisht me rritjen e PBB-së, gjë që ka të bëjë më ndryshimet
strukturore në ekonomi, drejt sektorëve me produktivitet më të lartë.
“Pavarësisht trendeve pozitive,
papunësia në nivel kombëtar mbetet 12.4%, me të rinjtë, të rriturit 50+ vjeç,
personat me aftësi të kufizuara dhe gratë me shumë më pak mundësi për t’u
integruar në tregun e punës; Sistemi arsimor përfshirë arsimin dhe formimin
profesional ende nuk i pajis të gjithë
individët , me të gjithë aftësitë e
kërkuara në tregun e punës; Ngritja e një sistemi cilësor të zhvillimit të aftësive,
i orientuar drejt nevojave të tregut, është një domosdoshmëri jo vetëm për
uljen e e papunësisë, për rritjen e produktivitetit, por dhe për garantimin e rritjes
së vazhdueshme ekonomike”, u shpreh znj. Sorensen
Sipas znj. Sorensen qeveria i ka dhënë
rëndësi të veçantë rritjes së punësimit,
duke e ulur papunësisë në nivel njëshifror, si dhe ngritjen e një force
punëtore me arsimin dhe aftësitë e duhura në sektorë prioritarë turizmi, bujqësia, teknologjia e
informacionit dhe komunikimit.
Ndërsa theksoi se kontigjenit i nxënësve
që do të ndjekin shkollat profesionale për
vitin 2013 ka qenë 14%, aktualisht është në masën 20 %. Për sa i përket formimit profesional janë
ofruar kurse afatshkurtra.
“Nga 5612 nxënës të regjistruar në
arsimin profesional 1149 janë për hoteleri –turizëm, 784 për shërbimet e
mjeteve të transporti, 574 janë për informatikë.”
Znj. Sorensen u shpreh se Kuadri ligjor
dhe Institucional për punësimin është i konsoliduar.
Ndër të tjera, znj. Sorensen tha se për të garantuar një cilësi të lartë të
mësimdhënies, janë trajnuar 116 mësues për arsimin profesional, dukë marrë bazat e
didaktikës.