Kryetari i Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi priti drejtuesit e shoqatës së të verbërve

  • Postuar më, 15/10/2018

Kryetari i Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi, priti një grup drejtuesish dhe përfaqësuesish të shoqatës së të verbërve. Kryetari i shoqatës Ardian Hysa dhe përfaqësuesit e tjerë i paraqitën Kryetarit të Kuvendit disa kërkesa për zbatimin e legjislacionit shqiptar për mbështetjen e personave më aftësi të kufizuara, si zbatimi i dispozitave të Konventës së OKB-së për aftësinë e kufizuar, plotësimi i disa përfitimeve financiare të prapambetura, zbatimi i legjislacionit shqiptar për ndërtimin, infrastrukturën dhe sinjalistikën në qytete dhe shërbimet speciale për 10 mijë të verbërit. “Popullariteti dhe ndjeshmëria juaj, theksoi kryetari i shoqatës z. Hysa, janë një mbështetje e madhe për të verbërit dhe personat me aftësi të kufizuara të Shqipërisë”. Kryetari i Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi, vlerësoi objektivitetin dhe realizmin e kërkesave të Shoqatës së të verbërve dhe premtoi se do të nxisë Qeverinë të shfrytëzojë të gjitha hapësirat ligjore dhe burimet financiare për plotësimin e kërkesave të tyre.