Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vizitoi Agjencinë Kombëtare të Mjedisit
- Postuar më, 02/11/2018
Një grup deputetësh të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe
Mjedisin, nën drejtimin e kryetarit të komisionit, z. Eduard Shalsi, organizoi
sot një vizitë informuese pranë mjediseve të punës së Agjencisë Kombëtare të
Mjedisit (AKM).
Deputetët e pranishëm në vizitë u njohën nga afër me sfidat, nevojat dhe problematikat e sektorit dhe Agjencisë.
Z. Shalsi shprehu zotimin e tij për të dhënë kontributin e tij në cilësinë
e kryetarit të komisionit që nevojat e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit të gjejnë
pasqyrim në Buxhetin e Shtetit për vitin 2019.