Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi në parim projektligjin “Për buxhetin e vitit 2019”, për Ministrinë e Brendshme

  • Postuar më, 07/11/2018

Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi në parim projektligjin “Për buxhetin e vitit 2019”, për Ministrinë e Brendshme

Të ftuar në mbledhjen e komisionit ishin Zëvendësministri z. Julian Hodaj, Sekretari i Përgjithshëm z.Dritan Palnikaj, z.Viktor Hysa Drejtor i Financës në Ministrinë e Brendshme dhe z.Fran Brahimi, Drejtor i Buxhetit  në Ministrinë e  Finacave.

Zëvendësministri i Brendshëm z.Julian Hodaj, në paraqitjen e tij tha se buxheti i ministrisë për këtë vit është parashikuar në vlerën 20.925.335 lekë.

Nëpërmjet këtij buxheti, tha z.Hoda  synohet mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe garantimi i sigurisë së jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarit, të cilat janë dhe prioritete për veprimtarinë e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, zëvendësministri z. Hoda theksoi se rëndësi të veçantë do të ketë dhe sigurimi i rendit publik, pronës publike e private, rritja e parametrave të sigurisë rrugore, krijimi i një mjedisi të sigurt për komunitetin, nëpërmjet shërbimeve profesionale, në kohë dhe me cilësi dhe policimit me standardet me të larta të përformancës.                                                                                                                                                                           


Sakaq, z. Hoda u shpreh se në buxhet synohet dhe përmirësimi i vazhdueshëm i Sigurisë së Personaliteteve Vendas dhe të Huaj, të Objekteve të Rëndësisë së Veçantë nëpërmjet rritjes së kapaciteteve menaxhuese dhe përputhjes me standardet europiane në fushën e sigurisë.

Relatori  z.Pjerin Ndreu u shpreh se ky buxhet nuk ka shumë ndryshim me vitin e kaluar dhe se prioritare nisur edhe nga vizitat që komisioni ka kryer në pikat e kalimit kufitar në vend janë mungesa në logjistikë dhe gjendje e vështirë të mjeteve dhe pajisjeve në dispozicion të policisë kufitare dhe migracionit, mungesa në burime njerëzore, mungesë e theksuar në infrastrukturën e godinave të pikave të kalimit kufitar, armatimi i vjetëruar dhe jo i njëhsuar, unifikim i pagave të oficerëve të shërbimit.

Pas diskutimeve dhe komenteve buxheti 2019 u miratua në parim.