Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi nen për nen projektligjin “Për buxhetin e vitit 2019” për ministrinë e Shtetit për Diasporën
- Postuar më, 13/11/2018
Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi nen për nen projektligjin “Për buxhetin e vitit 2019” për ministrinë e Shtetit për Diasporën, sa i përket Agjencisë Kombëtare për Diasporën dhe Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.
Të ftuar në mbledhjen ishin ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko, z. Dritan Delija Drejtor i Agjencisë Kombëtare për Diasporën, znj. Soana Jaupllari drejtoresha e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës, znj. Mirela Thanasi drejtoresha e financës në Agjencinë Kombëtare për Diasporën, znj. Albana Luca drejtoresha e financës në Fondin shqiptar të zhvillimit për Diasporën dhe znj. Yllka Lezo këshilltare e ministrit.
Kryetarja
e komisionit znj. Mimi Kodheli u shpreh se : “Edhe gjate diskutimit në parim
keni paraqitur kërkesën për një rritje të fondit në përgjithësi, dhe në mënyrë
të veçantë për disa të tjera. Do doja që ti parashtronit edhe njëherë, meqë sot
jemi në diskutimin nen për nen. Meqenëse jeni ministër i qeverisë, pavarësisht
kërkesave që keni bërë pranë komisionit, kërkesa të vijë nëpërmjet ministrit të Financave dhe
Ekonomisë, në mënyrë që të zyrtarizohet për ato shtesa fondesh që ju keni kërkuar.”
Minsitri
i Shtetit për Diasporën z. Majko, në
fjalën e tij nënvizoi se ky është buxheti i parë i shtetit që ka një fond për
diasporën dhe është diskutimi i parë për buxhetin e diasporës në Shqipëri.
Gjithashtu z. Majko propozoi disa të ndryshime, të cilat i konsideroi të
nevojshme për agjencinë dhe për fondin për zhvillimin e Diasporës.
“Kemi
vetëm disa probleme, të cilat unë poi shtjelloj shkurtimisht. Duke qenë se për
agjencitë apo institucionet që përcaktohen nga legjislacioni për diasporën, nga
një paketë prej tre ligjesh që është miratuar nga parlamenti gjatë këtyre
muajve, ndryshe nga paraqitja në buxhet, ajo e ka paraqitur në projektbuxhet si
një zë për të treja institucionet, përkatësisht për Agjencinë Kombëtare të
Diasporës, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Qendra e Botimeve për Diasporën.
Sipas legjislacionit të cituar këto institucione duhet të jenë me buxhet të
ndara, me zë më vete.”,- theksoi ndër të tjera ministri Majko.
Pas
diskutimeve, komisioni miratoi nen për nen projektligjin “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimet e
sjella nga ministria e Shtetit për Diasporën.