Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi nen për nen projektligjin “Për buxhetin e vitit 2019” për ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme
- Postuar më, 14/11/2018
Komisioni për Politikën
e Jashtme shqyrtoi nen për nen projektligjin “Për buxhetin e vitit 2019” për
ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Të ftuar në mbledhjen e komisionit ishin z. Gazmend Barbullushi sekretar i Përgjithshëm, znj. Ilda Dega drejtoreshë e Financës, znj. Brunilda Muka specialiste në drejtorinë e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, znj. Esjola Mullaymeri, specialiste në drejtorinë e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
Në fund të diskutimeve,
komisioni miratoi nen për nen projektligjin “Për buxhetin e vitit 2019” për
ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.