Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi seancë dëgjimore me dy kandidaturat e propozuara nga Ekipi Përzgjedhës, lidhur me emërimin e një anëtari të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë ERE

  • Postuar më, 14/11/2018

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi seancë dëgjimore me dy kandidaturat e propozuara nga Ekipi Përzgjedhës, lidhur me emërimin e një anëtari të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë ERE

Në komision u paraqitën dy  kandidatura  z.Enton Shahaj dhe znj.Raimonda Islamaj, për vendin vakant të njërit prej anëtarëve të bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), mandati i të cilit ka përfunduar më 25.04.2018. 

Të dyja kandidaturat bënë një prezantim të jetës së tyre akademike dhe eksperiencave të ndryshme  gjatë karrierës së tyre disa  vjeçare në fushën e energjetikës.

Në vijim, të dy kandidaturat, iu përgjigjen pyetjeve të deputetëve lidhur me vizionin, objektivat, risitë, sfidat që do të sjellin në këtë fushë.

Në fund, komisionit u shpreh se të dyja kandidaturat i plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji për të qenë anëtarë të bordit të Entit Rregullator të Energjisë dhe këto dy kandidatura do t’ia paraqesin për miratim seancës plenare. 



Share