Konstituohet nënkomisioni për Administratën Publike

  • Postuar më, 27/11/2018

Nënkomisioni për Administratën Publike zhvilloi mbledhjen e tij të parë.

Ky nënkomision përbëhet prej shtatë anëtarësh, të cilët janë: kryetari i nënkomisionit z. Alket Hyseni, nënkryetare znj. Dhurata Çupi dhe anëtarët znj. Adelina Rista, znj. Almira Xhembulla, z.Gent Strazimiri, znj. Klotilda Bushka, z. Nasip Naço.

Në fillim të mbledhjes, kryetari i këtij nënkomisioni z. Alket Hyseni u shpreh se bazuar në rregulloren e kuvendit, nënkomisioni quhet i konstituuar në mbledhjen e tij të parë me më shumë se gjysmën e anëtarëve.

“Bazuar në vendimin numër 14 të vitit 2018 të Kuvendit të Shqipërisë, është ngritur nënkomisioni për Administratën Publike që është në përbërje të komisionit të përhershëm parlamentar të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut”, theksoi z. Hyseni.

Nënkomisioni gjithashtu miratoi kalendarin e punimeve.