Dita e dytë e dyerve të hapura në Kuvendin e Shqipërisë, vizitojnë sallën rreth 450 qytetarë

  • Postuar më, 29/11/2018

Me rastin e festave kombëtare të nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë organizoi ditën e dytë të “Dyerve të Hapura”.

Salla e Seancave plenare, për rreth tre orë duke filluar nga ora 17:00 deri në orën 19:30, priti rreth 450 qytetarë të interesuar për t'u njohur me godinën dhe historikun e Kuvendit.

Këtë vit Kuvendi i Shqipërisë organizoi për herë të parë edhe një veprimtari sensibilizuese për qytetarët, me tematikë mbrojtjen e mjedisit. Për vizitorët e "Dyerve të Hapura" u shpërndanë falas  çanta, t-shirt-e dhe stilolapsa me mbishkrime ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit.

 \