NJOFTIM PËR HEDHJEN E SHORTIT PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI (TË PËRKOHSHËM)

  • Postuar më, 03/12/2018

Në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d, dhe nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Kryetari i Kuvendit, me Urdhrin Nr.1, datë 3.12.2018, ka vendosur hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në datën 7 dhjetor 2018, ora 10:00, në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.

 

Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të:

 

-Avokatit të Popullit;

-përfaqësuesve nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë;

-përfaqësuesve të grupeve parlamentare;

-anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Monitorimit;

-përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare,

-medias.

 

Bashkëlidhur Urdhri nr.2, datë 3.12.2018, i Kryetarit të Kuvendit “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (të përkohshëm)”dhe Urdhri nr.3, datë 3.12.2018 i Kryetarit të Kuvendit, për datën dhe orën e organizimit të shortit. 


Urdhri nr.1, datë 3.12.2018 i Kryetarit të Kuvendit, për datën dhe orën e organizimit të shortit

Urdhri nr. 2, datë 3.12.2018, i Kryetarit të Kuvendit “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (të përkohshëm)”


Lista e kandidatëve nga institucionet përkatëse:


  1. Këshilli i Lartë i Drejtësisë
  2. Prokuroria e Përgjithshme
  3. Gjykata Kushtetuese
  4. Gjykata e Lartë

REZULTATET E SHORTIT PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI (TË PËRKOHSHËM)