Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi dy projektligjet për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe për kadastrën fiskale.
- Postuar më, 04/12/2018
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi
dy projektligjet për
përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe për
kadastrën fiskale.
I ftuar në komision për prezantimin
e projektligjit “Për kadastrën fiskale” dhe projektligjit "Për përfundimin
e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë",
ishte Zëvendësministrja e Drejtësisë znj. Teuta Vodo dhe kreu i Aluizni-t, z.Artan Lame.
Në fillim të mbledhjes, kryetari i këtij komisioni z. Eduard Shalsi tha se përmes
këtyre dy ligjeve shpresojmë se do të hapim një udhë të re zgjidhjes së probleme
të akumuluara ndër vite. Sipas tij, një
risi është dixhitalizimi i sistemit dhe unifikimi i bazës hartografike.
Në fjalën e saj, zëvendësministrja e Drejtësisë znj. Teuta Vodo tha se është
ngritur një grup pune i posaçëm për riorganizimin e institucioneve të pronësisë
dhe rishikimin e kuadrit ligjor. “Grupi i punës vlerësoi në tërësi situatën me lëshimin
dhe regjistrimin e titujve të pronësisë, kuadrin ligjor dhe organizmin funksional
për institucionet qendrore dhe vendore që
zhvillojnë aktivitet në fushën e të drejtës së pronës. Vizioni i nismës është pasja e një sistemi të konsoliduar të titujve
te pronësisë, ku çdo pronë duhet të jetë e regjistruar, pasqyruar dhe të ketë një
pronar të identifikueshëm”, u shpreh znj. Vodo.
Kreu i Aluizni-t, z.Artan Lame tha
se legjislacioni i ri, përmbledh të gjitha proceset në një
ligj të vetëm dhe prona kthehet në një element zhvillimi, jo si dhuratë e shtetit,
por si marrëdhënie ekonomike –kapitaliste.
Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, z. Lame tha se procesi i
regjistrimit të pronës jo vetëm që ka qenë difektoz, por ka zvarritur shumë
çështje ndër vite.“Në vendin tonë janë 4.4 milionë pasuri të paluajtshme, ku 3.5 milionë janë
të regjistruara dhe 600 mijë të paregjistruara. Nga këto, 2.5 milionë janë me probleme, çka do të thotë që duhet të nisin procesin
nga e para”, deklaroi Lame. Lidhur me procesin e legalizimeve, Lame
tha se deri tani janë legalizuar 227mijë objekte, mbeten edhe 60 mijë, që do të
mbyllen pas dy vjetësh.“Ka një kaos institucional në lidhje me pronat. Ndarja e
tokës është bërë me një proces abuziv. Banorët protestojnë sepse shteti është i
paaftë dhe nuk e përfundoi procesin e legalizimit”,-tha Lame. Për sa i përket ndërtimeve në Unazën e Re, z. Lame bëri përgjegjëse,
Partinë Demokratike, e cila ishte në pushtet gjatë vitit 2013, duke e ditur që
unaza do të zgjerohej, i lejuan legalizimet.
“Legalizimi i Unazës nga pikëpamja formale dhe legalizimet e bëra në kohë
janë të rregullta. Nga pikëpamja morale janë 49 legalizime të bëra në korrik-
shtator 2013, pra që kishin lënë vulën, pa u formuar qeveria e re. Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e Pallatit
me shigjeta e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dy anët e rrugës ”, u shpreh ai.