Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi, dhe z. Giuseppe Belsito, përfaqësuesi i UN Women, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit
- Postuar më, 05/12/2018

5 dhjetor 2018
Kuvendi dhe UN Women forcojnë
bashkëpunimin për arritjen e barazisë gjinore
Kryetari
i Kuvendit Shqipërisë z. Gramoz Ruçi, dhe z. Giuseppe Belsito, Përfaqësuesi
i UN Women, nënshkruan sot një Memorandum
Mirëkuptimi për të forcuar punën e përbashkët për barazinë gjinore dhe
fuqizimin e grave në Shqipëri. Memorandumi bazohet në bashkëpunimin ekzistues
dhe do të përqendrohet në zbatimin e detyrimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për
barazinë gjinore dhe eliminimin e dhunës kundër grave.
Kryetari i Kuvendit,
Gramoz Ruçi gjatë ceremonisë së nënshkrimit theksoi se “Gratw nw Shqipwri kanw siguruar njw pwrfaqwsim dinjitoz nw
institucionet politike. Por angazhimi i tyre duhet dhe mund të jetë edhe më i
madh, duke marrë shembull nga qarku i Fierit dhe i Tiranës, të cilët kanë
përfaqësimin më të lartë të grave e vajzave në Kuvend. Barazia gjinore dhe
fuqizimi i grave nuk janë vetëm çështje e grave, por çështje e të gjithë
shoqërisë.Tashmë ka ardhur koha që shoqëria shqiptare të heqë dorë nga trajtimi
i çështjeve politike, ekonomike, shoqërore dhe të vendim-marrjes si çështje
mashkullore. Po kalojmë drejt një shoqërie solidare, ku barazia gjinore synohet
të jetë një element i barazisë dhe drejtësisë sociale.
Ne duhet të luftojmë për barazinë dhe drejtësinë sociale për gratë dhe vajzat,
por nuk duhet të harrojmë se objektivi i parë për këtë është barazia e tyre në
treg dhe rritja e fuqisë së tregut dhe fuqisë ekonomike”.
"Ne e vlerësojmë angazhimin e Parlamentit të
Shqipërisë në forcimin e pozitës së gruas në të gjitha fushat. Duke punuar së
bashku me Parlamentin mund të arrijmë rezultate më të mëdha dhe të kemi ndikim
në jetën e grave dhe vajzave ", tha Përfaqësuesi i UN Women, Giuseppe
Belsito.
Me anë të këtij Memorandumi,
të dy palët bien dakord të punojnë për të promovuar zbatimin e detyrimeve të
ndryshme ndërkombëtare dhe kombëtare, me qëllim që gratë dhe burrat të kenë
mundësi të barabarta, për një shoqëri pa dhunë dhe diskriminim. Gjithashtu do
të vijojë mbështetja për Aleancën e Grave Parlamentare dhe nënkomisionin e
Kuvendit mbi “Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave”.
Promovimi i arritjes së
Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës 2030 është një nga pikat e
bashkëpunimit dy-palësh. Një vit më parë, Parlamenti shqiptar miratoi një
rezolutë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke u zotuar për përmbushjen
e premtimit të Axhendës 2030 “për të mos lënë askënd pas" sidomos sa i
përket grupeve në nevojë.