NJOFTIM

  • Postuar më, 06/12/2018

Nesër, më datë 7 dhjetor 2018, ora 10:00, në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, bëhet hedhja e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të Avokatit të Popullit; përfaqësuesve nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë; përfaqësuesve të grupeve parlamentare; anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Monitorimit; përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare dhe medias.