Rezultatet e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED (të përkohshëm)

  • Postuar më, 07/12/2018

7 dhjetor 2018

Sot, nën drejtimin e Kryetarit  të Kuvendit, Z.Gramoz Ruçi, në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d të Kushtetutës, nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe Urdhrit nr. 2, datë 3.12.2018, të Kryetarit të Kuvendit  “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, salla “Pjetër Arbnori”, u zhvillua procedura e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (të Përkohshëm)

 

Në përfundim të hedhjes së shortit, Kryetari i Kuvendit Z.Gramoz Ruçi, shpalli emrat e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (të Përkohshëm), të përzgjedhur nga shorti, si dhe emrat e anëtarëve zëvendësues, si vijon:

 

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi:

1.      Vitore Tusha                           Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

2.      Bashkim Dedja                       Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

3.      Ardian Dvorani                       Gjyqtar i Gjykatës së Lartë

4.      Arta Marku                             Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme

5.      Fatri Islamaj                            Gjyqtar nga gjykatat e apelit  

6.      Margarita Buhali                     Gjyqtare nga gjykatat e apelit

7.      Fatjona Memçaj                      Prokurore pranë gjykatave të apelit

8.       Eriol Roshi                              Gjyqtar nga gjykatat administrative

 

Anëtarë zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

 

1.      Medi Bici                                Gjyqtar i Gjykatës së Lartë

2.      Gurali Brahimllari                   Gjyqtar nga gjykatat e apelit  

3.       Klodiana Veizi (Mema)          Gjyqtare nga gjykatat administrative


Procesverbali Shorti per KED datë 7 12 2018
Relacioni Shorti per KED datë 7 12 2018