Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi një projektligj
- Postuar më, 11/12/2018
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese,
Tregtinë dhe Mjedisin miratoi një projektligj
I ftuar në komision ishte Drejtori i Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës z. Arben Dhima dhe znj. Albjona Korita përgjegjëse sektori. Z. Dhima, në fjalën e tij, për projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.9573, datë 3.7.2006, “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar”, tha se është iniciuar në kuadër të reformës së deregullimit të shërbimeve që ofrohen nëpërmjet institucioneve publike , duke synuar thjeshtimin e disa procedurave dhe përjashtimin e disa veprimtarive nga detyrime të mëparshme.
“Me anë të këtij projektligji
propozohet shfuqizimi i licencave ushtrimi i veprimtarive të tregtimit të
pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor të rimorkiove, tregtimit të
pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor ose rimorkiove të autorizuara
nga prodhuesi dhe agjencive që trajtojnë praktikat e qarkullimit të mjeteve do
të jenë të lira”, sqaroi Dhima, duke
shtuar se ndër veprimtaritë që kanë detyrimin e pajisjes me një licencë, të
cilat kanë të bëjnë me tregtimin pjesëve të këmbimit, nuk do të kalojnë përmes
një filtri teknik të një pale të tretë, por do të regjistrohen në QKB dhe do të marrin licencën automatikisht.
Në cilësinë e komisionit përgjegjës, deputetët e komisionit për Veprimtarinë Prodhuese miratuan nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë, duke ia kaluar për shqyrtim seancës plenare.