Zhvillon punimet Forumi Parlamentar Transantlantik i organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s dhe Këshilli i Atlantikut

  • Postuar më, 12/12/2018

12 dhjetor 2018


Në datat 10-12 dhjetor 2018, në Washngton DC të SHBA-ve, zhvilloi punimet Forumi Parlamentar Transatlantik, i organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s dhe Këshilli i Atlantikut.

Delegacioni i parlamentit shqiptar, i kryesuar nga znj. Mimi Kodheli, ishte pjesë e diskutimeve intensive gjatë tri ditëve të aktivitetit.

Punimet e këtij viti në Forum rikonfirmuan edhe një herë partneritetin e fortë brenda Aleancës në përgjigjen ndaj rreziqeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Situata aktuale në Rusi, Afganistan, Iran, Arabi Saudite, Lindje e Mesme, Kinë dhe ndikimi i tyre në skenarin global ishin disa prej temave që u trajtuan në Forum.

Po ashtu ndikimi në ekonominë evropiane e atë globale, pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, ishte një prej temave me më interes. Deputetët patën mundësinë të shkëmbenin mendimet e tyre edhe për çeshtje të tregëtisë së lirë, marrëdhëniet ndërmjet SHBA-ve dhe BE etj.

Çdo vit ky Forum shndërrohet në një tryezë rrahje mendimesh, idesh dhe pikëpamjesh mes parlamentarëve pjesëmarrës, jo vetëm nga vendet anëtare të NATO-s, por edhe partnerë dhe ekspertë të fushave e funksionarë të ndryshme si dhe anëtarë të Kongresit Amerikan.