Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi mori pjesë në festën kombëtare të Shtetit të Katarit

  • Postuar më, 12/12/2018

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Katarit në Hotel Mak Albania,  me rastin e festës kombëtare të këtij vendi.

Në ceremoni merrnin pjesë personalitete të larta shtetërore, ministra, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe personalitete të medias, jetës intelektuale, akademike, kulturore dhe artistike të vendit.