Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi seancë dëgjimore me kandidaturat për Komisioner të Avokatit të Popullit

  • Postuar më, 17/12/2018

17 dhjetor 2018


Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në drejtimin e kryetarit, z. Ulsi Manja, zhvilloi sot seancën dëgjimore me kandidaturat për vendet vakante në Seksionin e Përgjithshëm, Seksionin për Policinë, Shërbimin Sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin Gjyqësor, Seksionin për Organet e Administratës Qendrore, të Pushtetit Vendor dhe të tretëve që veprojnë për llogari të tyre.

Kandidaturat që morën pjesë në dëgjesë ishin si vijon:


Për pozicionin Komisioner për Seksionin e Përgjithshëm:

Znj. Vilma Shurdha

Z. Andi Nano

Znj. Ermonela Ruspi

Znj. Aljona Mansaku (nuk u paraqit)

 

Për pozicionin Komisioner në Seksionin për Policinë, Shërbimin Sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin Gjyqësor:

Z.Arjan Hoxha

Znj.Ermonela Ruspi

Z.Ilir Kadiu

Z. Artan Ballabani

 

Për pozicionin Komisioner në Seksionin për Organet e Administratës Qendrore, të Pushtetit Vendor dhe te tretëve që veprojnë për llogari të tyre:

Znj.Edlira Cimbi

Z.Andi Nano

Znj.Vilma Shurdha

Znj.Erjona Canaj


Komisioni zhvilloi vetëm seancën dëgjimore, ndërsa vlerësimi i përmbajtjes së kritereve ligjore dhe performancës u vendos të kryhej në një tjetër seancë.


Më herët, komisioni pati miratuar në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për statusin e dëshmorit të atdheut”, në të cilin relator për komisionin ishte deputeti Spartak Braho ndërsa i pranishëm për prezantimin e nismës ishte zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi. Komisioni nisi sot pjesërisht shqyrtimin nen për nen të projektligjit ““Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7829, datë 01.06.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar”, shqyrtimi i mëtejshëm i të cilit do të vijojë në mbledhjet pasuese.