Byroja e Kuvendit të Shqipërisë përjashton dhjetë ditë nga aktivitetet parlamentare deputetin Hasa

  • Postuar më, 20/12/2018

20 dhjetor 2018

 Më kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u thirr mbledhja e Byrosë së Kuvendit, për shkeljen e neneve 63 dhe 65 të Rregullores së Kuvendit.

Deputeti i Partisë Demokratike, z. Endri Hasa, në seancën plenare të datës 20 dhjetor 2018, shkaktoi rrëmujë në seancë plenare, duke agresuar dhe fyer kryetarin e Këshillit të Ministrave, si edhe nuk respektoi pikën 1 të nenit 65 për lirimin e sallës në zbatim të masës së dhënë nga drejtuesi i seancës.

Z. Ruçi kërkoi në mbledhjen e byrosë përjashtimin 10 ditë nga seanca dhe komisionet e parlamentit për deputetin Hasa. Byroja parlamentare e miratoi kërkesën e dhënë nga Kryetari i Kuvendit. Deputetët e opozitës, votuan kundër këtij vendimi.