Mblidhet Byroja e Kuvendit

  • Postuar më, 21/12/2018

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, u mblodh Byroja e Kuvendit me këtë rend dite:

1.Shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetesh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste  për marrjen e masës disiplinore “përjashtim nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione deri në 10 ditë ”për kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulëzim Basha

2. Shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetesh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore “për përjashtimin nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione deri në 10 ditë” të deputetëve të Partisë Demokratike z. Sali Berisha, z.Gent Strazimir dhe z. Flamur Noka.

3- Shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetesh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për përjashtimin nga punimet e seancës plenare, të Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama.

Pas diskutimeve, anëtarët e Byrosë së Kuvendit vendosën përjashtimin nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione parlamentare me 10 ditë, duke filluar që nga data 22.12.2018, për deputetët z.Gent Strazimiri dhe z.Flamur Noka dhe sygjeruan  që për rastet e përsëritura dhe herët e tjera të merret parasysh edhe Kodi i Sjelljes.

Gjithashtu, byroja vendoi t’i tërheqë vërejtje z. Sali Berisha dhe z. Lulëzim Basha, ndërsa  rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike  për Kryeministrin z. Edi Rama.