Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, uron Znj. Nancy Pelosi me rastin e zgjedhjes Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

  • Postuar më, 04/01/2019

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, i dërgoi sot një mesazh urimi Znj. Nancy Pelosi me rastin e zgjedhjes Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Cilësitë Tuaja të larta, përkushtimi i jashtëzakonshëm si edhe përvoja e gjatë dhe e shkëlqyer 32 vjeçare në Kongres, në drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve gjatë termit 2007-2011 si edhe në drejtimin për një periudhë të gjatë të grupit të Demokratëve, janë garancitë se Dhoma e Përfaqësuesve do tu shërbejë me besnikëri aspiratave dhe interesave të kombit amerikan. Nën lidershipin Tuaj, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Kongresi i ShBA do të kontribojnë maksimalisht në mbështetjen e zhvillimit, ruajtjen e paqes, garantimin e sigurisë në botën e sotme dhe përpjekjet e popujve e kombeve të tjera për prosperitet, liri, qytetërim e demokraci.”, shprehet Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, në letrën e urimit dërguar Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, Znj. Nancy Pelosi.