Kuvendi mblidhet në Sesion të Jashtëzakonshëm të Legjislaturës së IX–të

  • Postuar më, 16/01/2019

Në drejtimin e Kryetarit z. Gramoz Ruçi, Kuvendi u mblodh në sesion të jashtëzakonshëm  lidhur me shqyrtimin dhe miratimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të Zëvendëskryeministrit dhe të disa ministrave.

Kuvendi votoi  dekretet e Presidentit të Republikës për lirim të:

Znj. Senida Mesi, Zëvendëskryeministre, me 76 vota pro.

Z.Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë, me 77 vota pro.

Z.Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, me 76 vota pro.

Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me 77 vota pro.

Znj. Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e  Kulturës,72 vota pro.

Z. Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me 77 vota pro.

Znj Sonila Qato, Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, me 77 vota pro.

Gjithashtu, Kuvendi votoi  dhe Dekretet e Presidentit të Republikës  për emërim të:

Z. Erion Braçe,  Zëvendëskryeministër, me 77 vota pro.

Z. Eduard Shalsi,  Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, me 77 vota pro.

Znj Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, me 77 vota pro.

Për një ndryshim në dekretin nr.10604, datë 10.09.2017 "Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, me 77 vota pro.

Z. Bledar Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me 77 vota pro.

Znj Belinda Balluku,  Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, me 77 vota pro.

Znj Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë, me 77 vota pro.

Znj Besa Shahini,  Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me 77 vota pro.

Znj Elva Margariti, Ministre e Kulturës, me 77 vota pro.

Seanca i mbylli punimet rreth orës 17:30.