Komisioni për Politikën e Jashtme shqyrtoi projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”
- Postuar më, 24/01/2019
Komisioni për Politikën e Jashtme u mblodh sot nën drejtimin e kryetares znj. Mimi Kodheli dhe shqyrtoi projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”.
Ndryshimi në
këtë projektligj vjen si rezultat i kërkesave për implementimin e dispozitave
kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë
kufijve, qasjen drejt një ndërgjegjeje evropiane në drejtim të afirmimit të
padiskutueshëm të rëndësisë që ka diaspora në ndërtimin e urave lidhëse me
vendin e origjinës si edhe ndërgjegjësimin për influencën pozitive që ka
diaspora në zhvillimin ekonomik, politik e kulturor të vendit të origjinës. I
ftuar për prezantimin e këtij projektligji ishte ministri i Shtetit për Diasporën
z. Pandeli Majko. .
Në fjalën e tij z.
Majko vuri në dukje se ndryshimet kanë të
bëjnë me infrastrukturën e pushtetit lokal. Sipas ministrit të Shetit për
Diasporën, njerëzit të cilët duan të krijojnë lidhje me vendlindjen, duhet të
kenë edhe infrastrukturën administrative, që të përgjigjet për këtë marrëdhënie
të kërkuar.
“Ky ndryshim është vlerësuar
nga Këshilli i Marrëdhënieve të Pushtetit Lokal me Qeverinë, si një ndryshim
shumë i rëndësishëm, i arsyeshëm dhe që i përgjigjet interesave të komuniteteve,
që bashkitë përfaqësojnë. Janë komunitete që fillojnë jo vetëm tek ata që
jetojnë në Shqipëri, por dhe ata jashtë vendit”, theksoi ndër të tjera z.
Majko.
Relatori i
projektligjit z. Adnor Shameti tha se ngritja e këtyre zyrave për koordinimin e
veprimtarive të diasporës në të gjitha organet e vetëqeverisjes vendore, është
e domosdoshme.
“Theksoj që ligji nuk ka
asnjë efekt financiar në kuptimin e efekteve që mund të sjellë, kështu që për sa
më sipër j‘u ftoj ta mbështesim unanimisht.”, u shpreh z. Shameti.
Pas diskutimeve, pyetje
dhe komenteve, nga anëtarët e tjerë të këtij komsioni, projektligji u miratua në parim.