Kryetarja e Komisionit per Marredheniet me Jashte, znj. Mimi Kodheli se bashku me nje grup anetaresh te ketij Komisioni zhvilloi nje takim me delegacionin e Komisionit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Emigrantët në Parlamentin e Malit të Zi, te kryesuar nga Kryetar i ketij Komisioni z. Andrija Nikolic.
- Postuar më, 29/01/2019
Bashkepunimi midis vendeve tona duhet te forcohet dhe te
zgjerohet nepermjet projekteve te perbashketa, te mbeshtetura edhe nga BE, te
cilat synojne zhvillimin e vendeve tona dhe te rajonit, u shpreh znj. Kodheli.
Me tej, Kryetarja Kodheli duke folur per bashkepunimin midis
dy vendeve ne fushen e marredhenieve nderkombetare, permendi kontributin e
Shqiperise per anetaresimin e Malit te Zi ne NATO sikurse dhe gatishmerine per
te perfituar nga eksperienca e fqinjit tone verior ne proceset e integrimit ne
BE. Znj. Kodheli u shpreh se Shqiperia
vitin e ardhshem do te marre kryesine e OSBE, nderkohe ajo ka kandiduar per
vendin e anetarit jo te perhershem ne Keshillin e Sigurimit te OKB, per çka do
te vleresonim shume edhe mbeshtetjen e Malit te Zi, ne traditen e mire te
reciprocitetit qe do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.
Nje tjeter çeshtje ne te cilen vuri theksin Kryetarja e
Komisionit te Jashtem Kodheli ishte dhe ajo e nevojes se mbrojtjes dhe
promovimit te te drejtave te pakices shqiptare ne Malin e Zi. Permiresimet ne
kete drejtim duhet te jene te vazhdueshme dhe organike, u shpreh ajo.
Duke perfunduar znj. Kodheli nenvizoi rendesine e veçante te
bashkepunimit nderparlamentar dhe rolin e parlamentareve jo vetem ne forcimin e
marredhenieve midis vendeve tona por edhe per rritjen e bashkepunimit,
konsolidimin e paqes dhe sigurise ne rajon.
Z. Andrija Nikolic, pasi falenderoi per pritjen, kujtoi
miqesine e sprovuar dhe lidhjet historike midis Malit te Zi dhe Shqiperise, me
bindjen se ato do te vazhdojne te forcohen edhe me tej. Ne kete kuader ai
permendi edhe rolin pozitiv te pakices shqiptare, e cila ka qene pjese e
rendesishme dhe kontribuese ne te gjitha arritjet e Malit te zi. Z. Nikolic
shprehu angazhimin e Malit te Zi per respektimin e te drejtave te pakices
shqiptare dhe permiresimin e metejshem te harmonise multietnike ne vend.
Duke folur per mbledhjet e perbashketa midis dy qeverive, z. Nikolic u shpreh se institucionalizimi i bashkepunimit e ben ate te detyrueshem. Ne kete kuader ai permendi pergatitjet per takimin e dyte nderqeveritar si dhe finalizimin e nje sere marreveshjeve midis dy vendeve.
Nje tjeter drejtim bashkepunimi me interes reciprok per vendet tona mund te ishin takimet trilaterale me pjesemarrjen e nje vendi anetar te BE – si Italia, u shpreh Kryetari Nikolic. Nderkohe Shqiperia dhe Mali i Zi duhet te aplikojne per fondet IPA me projekte te perbashketa ne nivel lokal, tha ai.
Edhe anetaret e tjere te dy delegacioneve shkembyen mendime
lidhur me bashkepunimin midis vendeve tona si dhe mbi çeshtje te ndryshme te
politikes se brendeshme dhe asaj nderkombetare me interes reciprok.