Komisioni për Integrimin Europian miratoi sot një projektligj

  • Postuar më, 04/02/2019

4 Shkurt  2019

Në drejtimin e kryetarit, z. Genc Pollo, u mblodh sot komisioni për Integrimin Europian. Komisioni miratoi projektligjin “ Për ratifikimin e marrëveshjes statusore ndermjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian mbi veprimet e ndërmarra nga Agjencia e Rojes Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e Shqiperisë”.

E pranishme në mbledhje ishte zëvendësministrja e Brendshme, znj. Rovena Voda, e shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të ministrisë. Në fjalën e saj, znj. Voda theksoi se, marrëveshja  synon rritjen e bashkëpunimit operacional, shkëmbimin e informacionit si dhe krijimin e mundësisë për përdorimin e aseteve teknike e logjistike edhe në kufijtë e vendit tonë, në rastet e mundshme të flukseve të mëdha migratore. “Ratifikimi  sa më shpejt i kësaj marrëveshje do të jetë një vlerë ë shtuar në menaxhimin e integruar te kufijve te republikes se shqipërise- shtoi znj Voda.

Kryetari i komisionit, z.Polllo, shprehu mbështetjen dhe konsideratat e tij në lidhje me marrëveshjet me BE, por njëkohesisht shprehu edhe shqetësimin se ndoshtja kjo marrëveshje tregon dobësinë e organeve tona dhe detyrohemi të kërkojme prani të shtuar të FRONTEX “.

 

Znj Klajda Gjosha, në fjalën e saj , theksoi se:" Kjo eshte një marrëveshje me rëndësi për Integrimin e Shqipërise në BE, pavarësisht se pikepyetjet e mia vijnë, per menyrën e implementimit" .

Ndërkohë që zv/ kryetarja e Komisionit znj Senida Mesi, vuri theksin në rëndësinë e  nënshkrimit të kësaj marreveshje për konsolidimin e kufijve te Republikes se shqiperise. Znj Mesi u ndal te objektivat e kësaj marrëveshjeje dhe te synimi i rritjes së nivelit të bashkëpunimit operacional në rast fluksesh migratore ."Ne po flasim per marreveshje standarte dhe jo të një tipi të vecantë" –u shpreh znj. Mesi, në përgjigje të shqetesimeve të opozitës

Pas pyetjeve të drejtuara zëvendësministres dhe diskutimeve nga deputetët, projektligji  u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi.