Kryetari i Kuvendit Ruçi përshëndet pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

  • Postuar më, 06/02/2019

6 shkurt 2019


Kryetari i Kuvendit z.Gramoz Ruçi përshëndeti sot nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.


“I uroj Maqedonisë së Veriut mirëseardhjen në aleancën mbrojtëse më të fuqishme të globit.


Pranimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është edhe kontribut e meritë e partive, klasës politike shqiptare dhe shqiptarëve që jetojnë në vendin anëtar më të ri të Aleancës.


Pranimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, shumë shpejt do të ratifikohet edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.”, u shpreh Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.