Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi seancë dëgjimore me grupet e interesit, lidhur me importin e makinerive bujqësore
- Postuar më, 06/02/2019
Komisioni për
Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi një seancë dëgjimore me
grupet e interesit, lidhur me importin e makinerive bujqësore dhe problematikat
e hasura.
Të ftuar ishin zëvendësministri
i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Ilir Halilaj, z. Thanas Andoni drejtor i
Tarifës dhe Origjinës, z. Agim Rrapaj kryetar i Këshillit Agrobiznesit Shqiptar
dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare te Mekanikes dhe Mjeteve Bujqësore, z. Kujtim
Xhudi importues i mjeteve bujqësore kompania "GERTA" shpk, z. Xhavit
Sula kryetar i Asamblesë se Shoqërisë Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) "Mekanika
Bujqësore Shqiptare", z. Dritan Zaimi administrator i SHBB "Mekanika
Bujqësore Shqiptare" , z. Izet Leshi
pronar i kompanisë "Agro Shqip" importues i makinerive dhe
mjeteve bujqësore etj.
Gjatë mbledhjes u
diskutuan problematikat e hasura për makineritë bujqësore si importi, taksat
doganore, tatimi etj.