Takim i Kryetares se Komisionit per Politiken e Jashtme, znj. Mimi Kodheli me Ministren Irlandeze te Shtetit per Çeshtjet e BE-se, znj. Helen Mc.Entee TD dhe Sekretarin e Shtetit te Ministrise se Puneve te Jashtme Finlandeze, z. Samuli Virtanen
- Postuar më, 06/02/2019
Sot, me 6 shkurt 2019, Kryetarja e Komisionit per
Marredheniet me Jashte, znj. Mimi Kodheli e shoqeruar nga zevendeskryetaret e
ketij Komisioni, znj. Klajda Gjosha,
z. Tritan Shehu si dhe nga z. Ervin Bushati anetar, priti ne Seline e Kuvendit Ministren
Irlandeze te Shtetit per Çeshtjet e BE-se, znj. Helen Mc.Entee TD dhe
Sekretarin e Shtetit te Ministrise se Puneve te Jashtme Finlandeze, z. Samuli
Virtanen, te cilet po kryejne nje vizite te perbashket ne Shqiperi.
Znj. Kodheli, duke i uruar miqve
mirseardhjen vleresoi marredheniet
miqesore midis tre vendeve tona. Ajo vuri theksin tek identiteti dhe orientimi
i padiskutueshem euro-perendimor i shqiptareve si komb duke permendur njekohesisht
dhe hapat e bera ne kuadrin e reformave dhe te permbushjes se detyrave te vena per
hapjen e negociatave. Shqiperia meriton te jete anetare e BE e sa me pare te
ndodhe kjo aq me mire do te jete jo vetem per Shqiperine por edhe per rajonin
dhe vete BE, theksoi ajo.
Me tej, znj. Kodheli foli per situaten ne rajon dhe kontributin qe ka dhene e jep Shqiperia dhe shqiptaret ne favor te ruajtjes se ekuilibrave te drejte dhe sigurise se tij. Ajo kujtoi mbeshtetjen e forte qe vendi yne i dha Malit te Zi per t’u antaresuar ne NATO dhe u shpreh se Shqiperia do te jete nje nder vendet e para qe do te ratifikoje protokollin per aderimin e Maqedonise se Veriut ne kete organizate.
Kryetarja e
Komisionit te Jashtem foli gjithashtu mbi nevojen e zgjerimit dhe forcimit te bashkepunit
midis vendeve tona ne fusha te ndryshme. Duke permendur turizmin si nje fushe
me interes per te tre vendet, znj. Kodheli u shpreh se vendosja e Shqiperise ne
harten e destinacioneve te kompanise Ryanair dhe lehtesimi i procedures se
vizave do te kishin pa dyshim nje ndikim mjaft pozitiv ne kete drejtim.
Ministrja Irlandeze Helen Mc.Entee TD falenderoi per pritjen e ngrohte dhe u shpreh se vizita e
perbashket me Sekretarin e Shtetit Finlandez ka si qellim percjelljen e
mesazhit te mbeshtetjes qe dy vendet i japin Shqiperise dhe rajonit ne rrugen e
tyre drejt integrimit Euro – Atlantik. Ne po vijme nga Maqedonia e Veriut, te
cilen e pergezuam per pranimin ne NATO. Nderkohe ne mbeshtesim hapjen e
negociatave midis BE dhe Shqiperise dhe presim nga ju te na thoni se ne ç’drejtim
mund t’ju ndihmojne ne arritjen e objektivave tuaja europiane. Gjithashtu ne
kemi interes per te eksploruar mundesite e bashkepunimit midis vendet tona ne
te gjitha drejtimet, tha Ministrja Irlandeze.
Sekretari i Shtetit Finlandez Samuli Virtanen gjithashtu u shpreh se dhe vendi i tij inkurajon
Shqiperine per tu bere pjese e familjes europiane. Ne jemi te interesuar per
sigurine e Ballkanit dhe integrimi i tij Euro-Atlantik eshte nje garanci ne
kete drejtim. Z. Virtanen duke kujtuar se vendi i tij ne 1 korrik 2019 do te
marre kryesine e Keshillit te Bashkimit Europian, u shpreh se ne kete cilesi
Finlanda shpreson te ndikoje me shume ne pershpejtimin e integrimit europian te
rajonit.
Ne perfundim ai u
interesua nese te gjithe partite politike shqiptare kishin te njejten perqasje
persa i perket agendes europiane te vendit.
Zevendeskryetari i Komisionit te Jashtem Tritan Shehu permendi lidhjet midis popujve tane dhe falenderoi per
mbeshtetjen qe Finlanda dhe Irlanda i kane dhene Shqiperise. Ai theksoi rolin e
kombit shqiptar ne rajon si nje faktor stabiliteti. Z. Shehu nenvizoi se
pershpejtimi i proceseve integruese eshte tejet i rendesishem per rajonin, pare
perpjekjet e faktoreve te ndryshem per te ndikuar negativisht vendet e tij si
dhe zhvillimet e tjera ne arenen europiane. Pavaresisht nga kontradiktat e
brendshme, ne jemi plotesisht ne mbeshtetje te ardhmes europiane te vendit si e
vetmja alternative dhe kerkojme mbeshtetjen tuaj per hapjen sa me pare te
negociatave sepse çdo dite qe kalon ajo behet edhe me e veshtire u shpreh ai.
Zevendeskryetarja e Komisionit Klajda Gjosha gjithashtu konfirmoi qendrimin unik te te gjithe
spektrit politik shqiptar persa i perket perspektives europiane te vendit dhe
hapjes se negociatave. Ne jemi te vetedijshem se ky eshte nje proces i veshtire
dhe se standardet nuk mund te arrihen ne nje dite por prioritetet tona do te
mbeten po ato dhe reformat per arritjen e tyre do te vazhdojne. Nderkohe Europa
duhet te jape mesazhin e saj pozitiv. Ne kemi nevoje per mbeshtetjen tuaj dhe
projekte te perbashketa tha ajo.
Anetari i Komisionit te Jashtem, z. Ervin Bushati pasi permendi orjentimin perendimor te shqiptareve si komb beri nje pasqyre te progresit dhe reformave ekonomike ne Shqiperi duke theksuar se ajo nuk do te perbeje kurre nje barre ekonomike per Bashkimin Europian. Me tej ai shprehu admirimin per arritjet e Irlandes dhe Finlandes si dhe falenderimet per mbeshtetjen e tyre.
Ne perfundim te
takimit, Ministrja Irlandeze e Shtetit per Çeshtjet e BE-se, znj. Helen
Mc.Entee TD dhe Sekretari i Shtetit te Ministrise se Puneve te Jashtme
Finlandeze, z. Samuli Virtanen vleresuan shkembimin e hapur dhe mjaft
interesant te mendimeve duke nenvizuar rendesine qe ka dakordesia e tere
partive politike shqiptare per vijimin e proceseve integruese dhe duke
garantuar per mbeshtetjen e plote te vendeve te tyre ndaj Shqiperise ne rrugen
e saj drejt anetaresimit ne BE.