Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi, mesazh për ndarjen nga jeta të Kiço Blushit

  • Postuar më, 09/02/2019

Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi shprehu sot dhimbjen për ndarjen nga jeta të Kiço Blushit dhe vlerësimet e tij për këtë personalitet të kulturës shqiptare.

“Kiço Blushi ishte shkrimtari, dhe intelektuali  i angazhuar për një Shqipëri më të mirë dhe për të ndryshuar jetët e të gjithëve. 

Krijimtaria e shkrimtarit dhe artistit Kiço Blushit është shndërruar në pasuri të jetës së brezave të shqiptarëve.

Kiço Blushi ishte deputeti dhe kolegu ynë në kohë të vështira dhe i dha fisnikëri Kuvendit të Shqipërisë. 

Kiço Blushi ishte miku i të gjithëve dhe do na mungojë të gjithëve”.