Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi projektligjin “ Për ratifikimin e protokollit te Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë se Veriut

  • Postuar më, 11/02/2019


Komisioni për Sigurinë Kombëtare, u mblodh sot  në drejtimin e kryetares znj.Ermonela Felaj, në cilësinë e komisionit përgjegjës, ku  shqyrtoi dhe miratoi  projektligjin  ‘Për ratifikimin e protokollit te Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë se Veriut


Ky projektligj,  synon ratifikimin e protokollit të Traktatit te Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ne NATO . Të ftuar në mbledhjen e komisionit ishin  Zv /ministrja per Evropen dhe Punët e Jashtme znj. Artemisa Dhralo, z. Armand Skrapi - Drejtor i Traktateve, MPEJ, etj .

Kryetarja e komisionit. znj Felaj u shpreh se :” Ky ëshë një moment i rëndësishëm, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë, si pjesë e vendeve të Ballkanit,  si vende të lira demokratike, të cilat zgjedhin aleancen në të cilën do të bëjnë pjesë”.

Znj. Felaj bëri të ditur se ditën e enjte, në seancë plenare do të ketë një fjalë përshëndetëse   Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi


Në fjalën e tij z. Armand Skrapi , vuri theksin te rëndësia që ka në aspektin politk ratifikimi i këtij protokolli.  Sipas z. Skapi  “ eshtë në zbatim të plotë te politikave te NATO-s , të dyerve të hapura dhe përbën një shembull të qartë të parimit politik dhe  demokratik, se çdo shtet sovran ka të drejtën për të zgjedhur aleancat e veta”.  Ai gjithashtu theksoi se : “Në aspektin institucional, vlen të theksohet se Republika e Maqedonisë së Veriut, ka bërë një rrugë relativisht të gjatë drejt anëtarësimit në NATO, kurse në rrafshin e sigurisë ky anëtarësim i Maqedonisë së veriut ne NATO  ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen e sigurisë në hapësirën Euroatlantike dhe në Rajonin e Ballkanit Perëndimor në vecanti si dhe  në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë” .


Në cilësinë e relatorit të projektligjit fjalën e mori z. Sadi Vorpsi i cili tha se: “ Vendet anëtare të NATO-s vendosën në takimin e krerëve të shteteve anëtare të Aleancës të mbajtur në 12 Korrik që t’i akordojnë qeverisë së Maqedonisë së Veriut ftesën për t’u anëtarësuar në NATO. Ftesë kjo që erdhi në vlerësim të vullnetit të vazhdueshëm politik  te Republikës së Maqedoniisë së Veriut për tu anëtarësuar në NATO , reformave të  ndërmarra nga ky vend në rrugën drejt anëtarësimit , angazhimit për përballimin e sfidave të sigurisë dhe angazhimit për të përfunduar marrëveshjen historike lidhur me emrin ndërmjet Athinës dhe Shkupit”. Më pas ai ftoi kolegët e komisionit te miratonin këtë projektligj


Edhe anëtarët e tjerë të opozitës në komision, shprehën dakortësinë e tyre me këtë projektligj dhe njëkohësisht përgëzuan dhe vunë theksin edhe te  roli i shqiptarëve të Maqedonisë , si faktor shtetformues


Në fund të mbledhjes,projektligji “Për ratifikimin e protokollit te Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut , u miratua në parim , nen për nen dhe në tërësi nga anëtarët e komisionit .