Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, priti ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Hungarisë në Tiranë

  • Postuar më, 11/02/2019

11 shkurt 2019


Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, priti në një takim pune ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Hungarisë në Tiranë, z. Lorant Balla. Temë e diskutimit mes palëve ishin forcimi i bashkëpunimit parlamentar mes Hungarisë dhe Shqipërisë, si edhe mundësia e shkëmbimit të përvojave në çështjet e integrimit evropian. Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit parlamentar, z. Balla e njoftoi Zëvendëskryetaren Hysi për formimin e grupit të miqësisë me Shqipërinë në parlamentin hungarez. Gjithashtu, ambasadori Balla shprehu gatishmërinë e qeverisë hungareze për ofrimin e ekspertizës së saj për Shqipërinë, në drejtim të çështjeve të integrimit evropian. Znj. Hysi, duke e falënderuar ambasadorin, e konsideroi të rëndësishme përvojën hungareze në Bashkimin Evropian dhe përshëndeti hapat konkretë të forcimit të bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve.