Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi në tërësi projektligjin “Për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior, për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”
- Postuar më, 12/02/2019
Komisioni
për Politikën e Jashtme miratoi në tërësi projektligjin “Për ratifikimin e
Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior, për aderimin e Republikës së
Maqedonisë së Veriut”
Të
ftuar për këtë projektligj ishin znj. Artemis Dralo zëvendësministre për
Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Petro Koçi zëvendësministër i Mbrojtjes, z.
Armand Skapi drejtor i Traktateve në MEPJ, z. Ilir Melo drejtor i Drejtorisë së
Rajonit dhe Vendeve Fqinje në MEPJ, z. Gjergji Methoxha drejtor i Drejtorisë së
Politikave NATO dhe BE në Ministrinë e Mbrojtjes etj.
Zëvendësministrja
për Evropën dhe Punët e Jashtme znj. Dralo, në fjalën e saj u shpreh se
Maqedonia e Veriut ka bëre përpjekje të shumta institucionale për t’u anëtarësuar
në NATO dhe se kishte ardhur koha për t’u bërë pjese e kësaj aleance.
Pas
komenteve, kryetarja e komisionit znj. Mimi Kodheli hodhi në votim
projektligjin, ku anëtarët e komisionit e votuan nen për nen dhe në tërësi
ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e
Republikës së Maqedonisë së Veriut.