Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi në tërësi projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10416, dt. 7.4.2011 "Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor", të ndryshuar"
- Postuar më, 12/02/2019
Komisioni
për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi në tërësi
projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10416, dt.
7.4.2011 "Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor", të
ndryshuar"
Të
ftuar në mbledhjen e sotme ishin zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit
Rural z. Dhimitër Kote, nga Drejtoria e
Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit te Kuadrit Rregullator znj. Edlira
Llango dhe z. Vlash Tirana drejtoria e Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve.
Relatori
i këtij projektligji z. Ilir Ndraxhi u shpreh se me anë të këtyre ndryshimeve
synohet të arrihet reduktim i barrierave administrative, liberalizim i tregut,
përmirësim i mëtejshëm i klimës së biznesit, përcaktimi i rregullave dhe
procedurës së marrjes së mostrave, përgatitjes dhe dërgimit të këtyre mostrave
për analizë në laboratorin qendror të farave apo laboratorët rajonalë si edhe
përcaktimi i rregullave dhe kritereve, që duhet të plotësojë laboratori i
referencës dhe laboratorët e autorizuar.
Pas
prezantimit të projektligjit nga zëvendësministri z. Kote si edhe komenteve e
diskutimeve të ndryshme, kryetari i komisionit z. Niko Peleshi e hodhi në votim
ku u miratua nen për nen dhe në tërësi.