Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi në tërësi projektligjin "Për skemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore"
- Postuar më, 18/02/2019
Komisioni
për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin "Për
skemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore". Të ftuar për këtë
projektligj ishin ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Bledar Çuçi i dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie
znj. Julinda Bare dhe Edlira Llango.
Relatori
i këtij projektligji z. Robert Bitri, në fjalën e tij u shpreh se ky ligj do të vendosi binarët
e zbatimit ligjor dhe të traditës shqiptare për prodhimet bujqësore e
blegtorale dhe se këto prodhime janë ndër faktorët kryesor për turizmin.
Ministri
i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se projektligji është në frymën e një
politike të re të qeverisë, për t’i hapur rrugë promovimit të produkteve
tradicionale dhe lokale.
“Fokusi
dhe vlerësimi i karakteristikave unike të produkteve shqiptare bëhet sipas një
eksperience dhe praktikave të vendeve të BE. Ky është një hap i parë pozitiv
drejt ndërtimit të sistemeve të cilësisë në produktet shqiptare.”, theksoi ndër
të tjera z. Çuçi.
Pas
diskutimeve, kryetari i komisionit z. Niko Peleshi hodhi projektligjin në
votim, i cili u miratua nen për nen dhe në tërësi nga anetaret e komisionit.