Komisioneri për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi dy projektligje dhe u njoh me një raportim veprimtarie vjetore

  • Postuar më, 06/03/2019

6 mars 2019

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në drejtimin e kryetarit, z. Ulsi Manja, u njoh sot me raportimin vjetor të veprimtarisë së institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave, nga komisioneri Besnik Dervishi. Gjithashtu, komisioni shqyrtoi dhe miratoi sot projektligjet “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2017, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçiencës energjetike, faza III” dhe “Për nxitjen e punësimit”.