Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, zhvilloi seancë dëgjimore me kandidaturën për anëtare të Këshillit Drejtues të AKEP-it

  • Postuar më, 11/03/2019

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, zhvilloi një seancë dëgjimore me znj. Xhoana Lilaj, kandidate për anëtare të Këshillit Drejtues të AKEP-it.

Kjo seancë dëgjimore u zhvillua lidhur me shqyrtimin e projektvendimit "Për emërimin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare".

Znj. Lilaj bëri një prezantim të detajuar rreth eksperiencës së saj ndër vite, ku më pas iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të komisionit.

Në fund të mbledhjes, kryetari z. Niko Peleshi u shpreh se opinioni i komisionit do i paraqitet kuvendit, për t’u votuar më pas kjo kandidaturë në seancë plenare.