Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për nxitjen e punësimit”

  • Postuar më, 11/03/2019

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, shqyrtoi nen për nen projektligjin “Për nxitjen e punësimit”.

Të ftuar në mbledhjen e sotme të komisionit ishin zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Danja Sorensen dhe znj. Genta Prodani përgjegjëse sektori.

Mbledhja filloi me prezantimin nen për nen të projektligjit, ku u diskutuan gjerësisht komentet, ndryshimet dhe propozimet e ardhura nga komisione të tjera.

Pas diskutimeve, ky projektligj u miratua nen për nen dhe në tërësi nga anëtarët e komisionit.