Mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

  • Postuar më, 12/03/2019

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi dhe anëtarëve të tij, u mblodh sot Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të verifikuar mandatin e deputetëve të rinj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendimet nr. 41,42,43,44 dhe 45 datë 11.03.2019 i ka dhënë mandatin e deputetit kandidatëve vijues të listave respektive: z. Lefter Maliqi, znj. Elda Hoti, znj. Edlira Hyseni, znj. Ediola Braha dhe znj. Majlinda Halilaj.

Si rezultat i dorëheqjeve  të deputetëve opozitarë nga mandati i deputetit Kuvendi në mbështetje të nenit 164 të Kodit Zgjedhor i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për ta njoftuar për vakancat e krijuara.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, u shpreh dakord për vendimet e KQZ-së dhe  do ti paraqesë raportin përkatës  seancës plenare.