Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit të Parave, raportoi sot, aktivitetin vjetor te vitit 2018, në komisionin për Sigurinë

  • Postuar më, 12/03/2019

Komisioni për Sigurinë u mblodh sot,  në drejtimin e kryetares znj Ermonela Felaj  dhe  u njoh  me raportin e aktivitetiit vjetor  për vitin 2018, të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave .

 Për të paraqitur raportin e punës së këtij  insitucioni, ishin të pranishëm z. Arlind Gjokutaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP, drejtorë dhe specialistë të tjerë të kësaj drejtorie.

Z.Gjokutaj, u shpreh se viti 2018 , ka qënë nje vit sfide për DPPPP,  për shkak të angazhimit në procese të rëndësishme si, vlerësimi nga Komiteti Moneyval, përfshirja dhe kontributi i dhënë në disa Task-Forca e plane veprimi, rritja e volumit të analizës së rasteve të dyshimta etj.

“Sa i përket procesit të vlerësimit të Shqipërisë nga Komiteti Moneyval i KIE – vendi ynë finalizoi procesin e vlerësimit ( raundi i pestë ) nga Komiteti Moneyval, për çeshtjet e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, përshtatshmërisë ligjore,etj. DPPPP ka pasur një rol koordinues e udhëheqës në këtë proces , i cili përfshinte angazhimin e një sërë institucionesh publike e të pavarura”- thkesoi në fjalën e tij z. Gjokutaj.  

Sa i përket bashkëpunimit me autoritet doganore  – vijoi më tej z. Gjokutaj , “kemi një bashkëpunim me tendenca në rritje . Dërgim prej tyre i një numri të qëndrueshëm rastesh të dyshimta ( 49 në vitin 2018, kundrejt 46 , një vit më parë)”.

“Gjithashtu, vlen të përmendet  bashkëpunimi me autoritet tatimore”-  vijoi raportimin z. Gjokutaj. Nga rastet e sinjalizuara nga DPPPP, janë dërguar në total 17 raste për vlerësim tatimor dhe vlera e dyshuar si e padeklaruar është 482 milionë lek , nga të cilat  janë dërguar 7 raste për kallëzim penal .

Vlen të evidentohet edhe  rritja e bashkëpunimit t DPPPP me organet e zbatimit të ligjit dhe ato të inteligjences .“Viti 2018 , theksoi në këtë kuadër z.Gjokutaj, shënoi një rritje me 10% të rasteve të dyshimta që subjektet e ligjit kanë raportuar në DPPPP, krahasuar me 2017.

Për raportin e paraqitur, por edhe për çështjet që u ngritën prej diskutimeve të deputetëve , komisioni do të pregatisë një projektrezolutë për t’ia përcjellë më pas, seancës plenare për miratim.

 

  1.