Takim i Kryetares se Komisionit per Marredheniet me Jashte, znj. Mimi Kodheli me parlamentaret franceze z. Jacques Maire, Zevendeskryetar i Komisionit per Punet e Jashtme dhe znj. Liliana Tanguy, Zevendeskryetare e Komisionit per Çeshtjet Europiane

  • Postuar më, 15/03/2019

 

Kryetarja e Komisionit per Marredheniet me Jashte, znj. Mimi Kodheli priti ne Seline e Kuvendit nje delegacion te Asamblese Kombetare te Frances te perbere nga z. Jacques Maire, Zevendeskryetar i Komisionit per Punet e Jashtme dhe znj. Liliana Tanguy, Zevendeskryetare e Komisionit per Çeshtjet Europiane.           

Znj. Mimi Kodheli pasi i uroi miqve mirseardhjen vleresoi viziten e deputeteve franceze ne momentet  aktuale. Ajo beri nje pasqyre te situates se brendeshme ne Shqiperi duke vene theksin ne nevojen e stabilitetit politik per vijimin e reformave dhe arritjen e objektivit madhor te hapjes se negociatave me BE. Duke folur per vlerat europiane te cilat bashkojne Shqiperine me Francen, znj. Kodheli theksoi se Shqiperia mund te jete nje partnere e denje dhe pike mbeshtetje per Francen dhe Europen aq me teper duke patur parasysh poziten e saj gjeostrategjike sikurse dhe karakterin e tolerancen e saj nder-fetare.    

Z. Jaques Maire u shpreh se vizita e deputeteve franceze ne Shqiperi eshte ne kuadrin e nje politike te re e cila synon ta rrise pranine e Frances ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Ne desherojme dhe do te perpiqemi qe ti vendosim marredheniet me Shqiperine ne nje plan bashkepunimi me te larte e me te ngushte, afatgjate dhe te pandikuar nga ulje-ngritjet e momentit. Deputeti francez shprehu mbeshtetjen e vendit te tij per aspiraten europiane te Shqiperise si dhe per hapjen e negociatave por nderkohe theksoi nevojen e rindertimit te konvergjencave midis popujve te vendeve europiane te cilat nuk kane funksionuar ashtu siç duhet. 

Znj. Liliana Tanguy duke folur per rendesine e ringjalljes se projektit te perbashket europian permendi tkurrjen dhe mbylljen ne vetvete te  vendeve anetare te BE i cili ka ndikuar edhe ne proceset e zgjerimit te tij. Ajo vleresoi reformat dhe progresin qe ka bere Shqiperia dhe theksoi nevojen e zgjidhjes se krizes se brendeshme politike nepermjet dialogut.

Ne perfundim te takimit, znj. Kodheli u shpreh se Franca eshte nje vend me potenciale te ghjithanshme ne rang boteror por me se pari ajo eshte nje potencial i jashtezakonshem demokracie. Ne jemi besimplote ne mbeshtetjen tuaj, tha ajo duke theksuar se Franca eshte me se e mirepritur ne Shqiperi per te bashkepunuar e na mbeshtetur ne rrugen tone drejt progresit dhe Bashkimit Europian.