Komisioni per Sigurinë Kombetare vizitë informuese në Institutin e Policisë Shkencore

  • Postuar më, 19/03/2019

 Një përfaqësi e Komisonit për Sigurinë Kombëtare, në drejtimin e kryetares znj. Ermonela Felaj,  u zhvendos sot në ambientet e Policisë Shkencore,  ku zhvilloi  një viztë njohëse/informuese me drejtues dhe specialistë të këtij Instituti. Në fjalën e saj znj. Felaj u shpreh  se ambjenti ku zhvillohen mbledhjet e komisionit për Sigurinë Kombëtare,  nuk është gjithnjë  i mjaftueshëm për të zhvilluar një komunikim të plotë, të lirshëm me të gjithë nenpunësit që ushtrojnë funksionet përkatëse në institucionet  e sigurisë. “ Ardhja jonë këtu është për të krijuar një hapësirë, që na lejon të jemi më afër njëri- tjetrin,   kemi një komunikim sa më transparent, që  na ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ne, si ligjvënës, të ndihmojmë punën e një institucioni, i cili është shumë i rëndësishëm,  por nga ana tjetër nuk mund ta bejmë këtë pa ndihmën tuaj” – tha znj. Felaj.  

Anëtarët e Komisionit, u informuan për punën Institucionit nga Drejtori i IPSH , z.Xhevahir Celoaliaj , i cili në fjalën e tij, falenderoi anëtarët e komisionit, për interesimin dhe i njohu ata mbi aktivitetin, arritjet por dhe problematikat e hasura.

“Shërbimi i Policisë Shkencore, është realativisht me një përvojë të vyer në Shqipëri- theksoi z. Celoaliaj, në fillim të fjalës së tij. Ai shtoin se zanafilla e këtij shërbimi është që prej vitit ‘50 dhe hap pas hapi ka pësuar zhvillimet e veta. “Sot, falë dhe një projekti midis qeverisë Britanike dhe asaj Shqiptare për modernizimin e Policisë Shkencore Shqiptare, ne kemi arritur t’a ridimensionojmë këtë shërbim. Janë hapur shërbime që  nuk i kemi pasur më parë, kryesisht lidhur me provat e ADN-së, si dhe me zhvillime të tjera të ekspertimit digital kompjuterik, të cilat kryhen tashmë këtu dhe madje është një nga shërbimet më cilësore në rajon”- beri të ditur drejtori i IPSH-së.

Tre funksionet kryesore të IPSH – vijoi më tej z. Celoaliaj, janë; ekspertimi kriminalistik , përgatitja e ekspertëve dhe kërkimi shkencor . “Ne kemi ridimensionuar biologjinë ligjore ADN-në, të cilen jo vetëm e kryejmë në ambientet e laboratorëve tanë këtu, por kemi në dispozicion edhe  pajisje, të cilat janë në nivelin e vendeve të rajonit. Po kështu edhe në fushën e ekspertimeve kimike, atë të zbulimit të gjurmëve të gishtave, sistemit balisti”- shtoi Celoaliaj.

Mbledhja, vijoi me pyetje nga ana e anëtarëve të komisionit, diskutime, u parashtruan probleme te cilat  kishin të bënin me çështjet e statusit,  të godinës, procesin e akredimit dhe menaxhimin e burimeve njerëzore .

Më pas, anëtarët e komisionit, vizituan ambientet e laboratorit te Institutit të  Policisë Shkencore, ku u njohën më nga afër me pajisjet e tij, por edhe punën e bërë nga ky  Institucion i rëndësishëm i sigurisë.