NJOFTIM PËR RISHPALLJEN E 3 (TRE)VENDEVE VAKANTE PËR ANËTARË TË KËSHILLIT DREJTUES TË RTSH-së (KDRTSH)

  • Postuar më, 20/03/2019


    Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e datës 19 Mars 2019, pas kalimit të afatit 30 ditor të shpalljes së 3 vendeve vakante për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe mosplotësimit të numrit të kandidatëve të përcaktuar nga ligji (4 kandidatë për çdo vend vakant), mbështetur në nenet 93 dhe 94 të ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” si dhe në nenin 34 të Rregullores së Kuvendit, me vendimin nr. 5/1 të tij, vendosi Rishpalljen e tre vendeve vakante për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së”.

 

2.     Ftohen për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së , subjektet e mëposhtme:

 

a) shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike;

b) shoqatat e medias së shkruar;

c) profesoratin dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike;

ç) profesoratin e së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë;

d) organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.

2. Subjektet e mësipërme duhet t’i propozojnë kandidaturat pranë sekretarisë së Kuvendit brenda 30 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 19 prill 2019.

3. Propozimi i çdo kandidature duhet të përmbajë:

a) CV-në e nënshkruar në çdo faqe nga kandidati.

b) Librezë pune ose vertetime te tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë.

c) Vërtetim i gjendjes gjyqësore.

ç) Formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 për dekriminalizimin, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë si dhe bashkelidhur ketij njoftimi.

d) Formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili gjëndet bashkëlidhur këtij njoftimi.

 

 

Kushtet dhe kriteret për t’u zgjedhur anëtar i KDRTSH-së

Neni 93

Përbërja e KDRTSH-së

KDRTSH-ja përbëhet nga Kryetari dhe 10 anëtarë.

2. Kandidat për t’u zgjedhur anëtar i KDRTSH-së mund të jetë çdo person, i cili ka përvojë

pune jo më pak se 10 vjet në fushat e:

a) medias në përgjithësi;

b) transmetimeve audiovizive të shërbimit publik, tregtar ose jotregtar;

c) prodhimit të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive;

ç) teknologjive të medias;

d) ekonomisë, administrimit dhe rregullave te konkurrencës;

dh) çështjeve të zhvillimit të gjuhës shqipe;

e) çështjeve që lidhen me personat me aftësi të kufizuar e grupeve të tjera vulnerabël;

ë) artit, kulturës e muzikës;

f) drejtësisë, ligjit, administrimit publik;

g) shkencës, mjedisit dhe zhvillimit teknologjik;

gj) mbrojtjes së konsumatorit;

h) veprimtarive shoqërore, edukuese dhe zhvillimit të bashkësive lokale, publike e

kombëtare, të cilat kanë lidhje ose ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi qëllimet e veprimtarisë audiovizive, siç përcaktohet në këtë ligj 

Neni 97

Papajtueshmëritë dhe konflikti i interesave

            1. Anëtarë të KDRTSH-së nuk mund të jenë individët që:

            a) janë anëtarë të partive dhe shoqatave politike, kandidojnë për deputet apo janë zgjedhur të tillë gjatë 2 legjislaturave të fundit, kanë konkurruar për kryetar të njësive vendore në zgjedhjet e fundit të organizuara për to apo kanë ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë, anëtarit të Këshillit të Ministrave apo të prefektit gjatë 3 vjetëve të fundit, si dhe ata që janë anëtarë të Këshillit të Ankesave, AKEP-it apo punonjës të këtij të fundit;

            b) janë persona të lidhur, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” ose që kanë në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik apo persona të punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve apo të lidhur me ndonjë licencë me këto subjekte.   

Vendimi 5/1-per vakancat ne KDRTSH

Formular deklarimi papajtueshmerie dhe konflikit interesi

Formular Vetdeklarimi

Formular për dosjet