Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uroi sot besimtarët bektashi dhe të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit.

  • Postuar më, 22/03/2019

“Uroj të gjithë besimtarët bektashi si edhe të gjithë shqiptarët, me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit. Një urim të veçantë kam për shqiptarët në Miçigan, ShBA dhe Diasporë.

Kjo ditë e bekuar simbolizon rigjallërimin e natyrës dhe sjell gëzim e shpresë në jetët njerëzore.

Bektashizmi dhe të gjitha besimet fetare të shqiptarëve janë tradita, pasuria dhe legacia jonë e bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe tolerancës.

Ashtu sic jemi tolerantë në marrëdhëniet fetare, të bëhemi tolerantë edhe në marrëdhëniet dhe bashkëjetësën politike. Mirëkuptimi fetar është eliksiri ynë drejt tolerancës politike.” thuhet në mesazhin e urimit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi