Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi në parim projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 103/2016 "Për akuakulturën""

  • Postuar më, 27/03/2019

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin  "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 103/2016 "Për akuakulturën””. Të ftuar për këtë projektligj ishin zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Roland Kristo dhe  z. Arian Palluqi, përfaqësues i ministrisë.

Zëvendësministri z. Kristo  gjatë prezantimittë të  projektligjit u  shpreh se ndryshimet që janë sjellë sot, janë ndryshime që do të zgjidhin një ngërç, dhe ka një dispozitë bllokuese në ligj në lidhje me dhënien e lejeve të reja për aktivitetin e akuakulturës.

“Pjesën e rregullores përkatëse të Bashkimit Evropian që ka të bëjë më rregulloren 13/79 të vitit 2013, ne e kemi transpozuar tek pjesa e ligjit për akuakulturën. Në këtë mënyre shoqatat qe ekzistojnë në Shqipëri në fushën e akuakulturës, ne t’i njohim si partnerë zyrtarë nga ana e ministrisë. Një tjetër ndërhyrje që ka të bëjë me ligjin është dhe përcaktimi i instalimeve në pronësi shtetërore.” -theksoi z. Kristo.

Pas prezantimit të projektligjit, komisioni vazhdoi me diskutime dhe sugjerime të ndryshme.

 Mbledhja e komisionit vazhdoi me një seancë dëgjimore me grupet e interesit, ku të ftuar ishin z. Muharrem Jazaj kryetar i shoqatës së akuakultures dhe z. Vasil Jovani, anëtar.

Në fjalën e  tij, z. Jazaj tha se ky lloj biznesi, po rritet nga viti në vit, si edhe tregu i brendshëm po konsumon prodhimet e detit, duke u bërë kjo kulturë për qytetarët. Gjithashtu z. Jazaj tha se pjesa e ngërçit në ligj ka sjellë kufizime në biznesin e këtij lloji dhe se duhet rregulluar sa më shpejt.

Në fund të seancës dëgjimore, grupet e interesit dhanë sugjerimet e tyre dhe komentet mbi projektligjin në fjalë.

Pas diskutimeve,  pyetje-përgjigjeve, kryetari i komisionit z. Niko Peleshi e hodhi projektligjin në votim, ku u miratua në parim nga anëtarët e komisionit