Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 103/2016 "Për akuakulturën""

  • Postuar më, 01/04/2019

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin  "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 103/2016 "Për akuakulturën"".Të ftuar në mbledhjen e sotme të komisionit ishte zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Roland Kristo dhe përfaqësues të tjerë të ministrisë

Mbledhja filloi me diskutimin e projektligjit nen për nen dhe vazhdoi më pas me komente, sugjerime dhe ndryshime.

Pas diskutimeve komisioni e miratoi projektligjin nen për nen dhe në tërësi.