Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi seancë dëgjimore me kandidatin z. Deniz Deralla, propozim i Bankës së Shqipërisë “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare” dhe miratoi projektrezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së AK.

  • Postuar më, 02/04/2019

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot  projektrezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës, për vitin 2018, me ndryshimet e rekomanduara, referuar raportit të prezantuar më parë nga kreu i këtij institucioni.  Në projektrezolutën e miratuar nga komisioni, u vlerësuar roli i AK për sigurimin e një konkurrence të lirë dhe efektive në treg në zbatim të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar dhe në drejtim të mirëfunksionim të  tregjeve, për ti bërë ata konkurrues dhe sa më të hapur, u sugjerua nga ana e komisioni, që  veprimtaria e punës së AK, të orientohet drejt: “Rritjes së nivelit të bashkëpunimit me organet e administratës shtetërore dhe lidhjes së marrëveshjeve të reja me entet rregullator, në ruajtje të mjedisit konkurrues dhe vendosjes së balancave ekonomike dhe shtimit të numrit të hetimeve në tregjet tradicionale dhe veçanërisht në tregjet e reja shumë sensitive për publikun e gjerë.”

Gjithashtu, komisioni zhvilloi edhe një seancë dëgjimore me kandidatin z. Deniz Deralla, propozim i Bankës së Shqipërisë “Për anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, i cili bëri një prezantim të jetës së tij profesionale dhe paraqiti propozimet konkrete për këtë pozicion.